Ashtu si shumë klube të tjera edhe Lacio mbrëmjen e kaluar ka organizuar një festë me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Të ftuar kanë qenë çdo pjestar i klubit, me futbollistët të cilët kanë qenë të shoqëruar me familjarët dhe partneret e tyre.

Portieri lacial, shqiptari Thomas Strakosha, ra në sy pasi në festë nuk ishte i shoqëruar me askënd, por përveç kësaj ai u pa shumë i lumtur me shokët e skuadrës, ashtu siç dallohet edhe nga fotot.

stra

Nuk ka munguar as emblema e Lacios, shqiponja, e njëjta që fluturoi edhe në qiellin shqiptar, në tetorin e 2013-ës, para ndeshjes Shqipëri-Zvicër, e sjellë nga Lorik Cana.

shqip

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb