Personi që shihni është agresori që sulmoi me gusht kryetarin e PD-së, Sali Berisha, i cili po marshonte drejt protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Personi në fjalë goditi rrufeshëm Berishën, duke e gjakosur afër syrin dhe duke e rrëzuar.

Ndërkohë, që agresori u neutralizua nga truproja dhe u gjakos në fytyrë. Gazetari Igli Celmeta ka siguruar për BalkanWeb se bëhet fjale për 31-vjeçarin Gert Shehu, nga Tepelena.

https://www.youtube.com/watch?v=o0GJi4Nw-a0

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pikërisht, ky person në rrjetet sociale është shumë i identifikueshëm, pasi mban po të njëjtën bluze si në protestën e sotme. Ai ndodhet në spitalin e Traumës për të marrë mjekim, pasi i gjakos nga protestuesit që e neutralizuan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: