Teksa sot ishin përcaktuar dy seanca plenare, ku njëra prej tyre ishte ajo për raundin e tretë të presidentit, e cila dështoi edhe këtë herë, Kuvendi është mbledhur sërish. Në disa foto të publikuara nga LSA, duket se deputetët e PD-së, pjesë e grupit të Enkelejd Alibeajt, nuk ishin të pranishëm në seancën për raundin e trete për kreun e shtetit, me përjashtim të atyre të Rithemelimit.

Mes demokratëve që ishin; deputeti Tritan Shehu, Luan Baçi, Edi Paloka, Luçiano Boçi, Ina Zhupa si dhe Isuf Çela.

Ndërkohë, në sallë është parë edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Moment pikant është dhe ai ku shihet Shehu duke biseduar me Ballën. Burimet bëjnë të ditur se kreu i grupit të PS-së i ka njoftuar Tritan Shehut se në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Bujar Nishani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: