Kriza e emigrantëve dhe pas saj, sjellja e forcave të policisë në të gjithë Europën ndaj refugjatëve ka qenë në fokus të punës së mediave ndërkombëtare. Dhe policët ashtu siç edhe janë kritikuar, shpesh kanë marrë edhe mijëra vlerësime e komente pozitive.

Këtë herë ka qenë fotoja e një oficeri danez të policisë që luan me një vajzë emigrante që është bërë hit në internet. Fotoja është bërë ndërkohë që një grup refugjatësh përpiqej për të kaluar autostradën nga Padborg, në kufirin danezo-­gjerman, drejt Suedisë, Danimarka ka thënë se nuk do t’i ndalë emigrantë të udhëtojnë nëpër vend për të kaluar kufirin.

Ndërsa një tjetër foto që po bën xhiron e uebit është ajo e një vajze tjetër refugjate e cila sapo kishte mbërritur në Monaco dhe është fotografuar teksa i ka zgjatur dorën njërit prej policëve për t’i dhënë një biskotë nga të sajat. Drama e refugjatëve që ikin nga vendet e tyre të shkatërruara nga lufta dhe varfëria, ka pushtuar zemrat e të gjithëve në mbarë botën.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: