Të tjera foto janë publikuar nga atentati i shqiptarit Ergys Dashi. Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, dashi shihet i shtrirë pa shenja jete në restorantin që u vra. Trupi i tij është i përmbysur, ndërsa në dysheme e mure shihen dukshëm njolla gjaku.

Mediat në Ekuador shkruajnë se 34-vjeçari është vrarë nga dy persona, të cilët kanë lëshuar mbi të mbi 20 plumba.

Po ashtu, si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur 26-vjeçarja Angie Romero, e cila ndodhej në tavolinën ngjitur. që po heton policia ekuadoriane është ajo e trafikimit të drogës, pasi në vitin 2014 Dashi është arrestuar në Itali po për të njëjtën akuzë.

Asokohe, bashkë me të ranë në pranga 32 persona. Vlen të përmendet, se Dashi, kishte lidhje të forta me Erald Dizdarin dhe Plarent Dervishaj, dy emra këto të njohur për autoritetet shqiptare e ndërkombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb