I riu që shihni në foto është Joan Muçllari, djali i pronarit të Hotel Voloreka në Pogradec, të cilit iu bë atentat këtë mesditë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

BalkanWeb mëson se i plagosuri ka shkuar vetë në spital, ndërsa kanë qenë mjekët që kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit sapo mbërriti në spital, mori në pyetje personin e plagosur, Joan Muçllari. Ai tha në pretendimin e tij se dy persona e kishin plagosur. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Sakaq, dy autorët e dyshuar janë identifikuar si Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb