Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Symiz.
Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet (kamionçinë) dhe një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se i plagosuri është transportuar në spital ndërsa policia po bën veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sipas informacioneve nga bluzat e bardha drejtuesi i motorit është jashtë rrezikut për jetën.
“Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, automjeti kamionçinë tip “Benz” me drejtues shtetasin R. Sh., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 29 vjeç, banues në Lin, Pogradec, i cili për pasojë ka marrë disa dëmtime trupore dhe u mjekua në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin R. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)