Gazetari Igli Çelmeta sjell në redaksinë e “BalkanWeb” fotografitë e dy zëvendësdrejtorëve të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Dy zv.drejtorët e policisë u arrestuan, pasi kanë qenë të pranishëm në përplasjen me armë zjarri në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani.

Në atë kohë, zv.drejtor i policisë në Elbasan ka qenë Nikolla Palla, i cili aktualisht është zv.drejtor i Policisë së Beratit, ndërsa tashmë në policinë e Elbasanit është zv.drejtor Albert Nushi. Të zv.drejtorët e policisë kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, në momentin kur ka ndodhur përplasja dhe është vrarë Xhuvani.

Si Nushi, ashtu dhe Palla akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb