Balfin Austria, pjese e Grupit Balfin, ka prezantuar një tjetër projekt në zhvillimin e pasurive të paluajtshme në Austri. Projekti i dytë parashikon ndërtimin e një kompleksi banimi në një nga zonat më të pëlqyeshme të Vjenës, midis midis distriktit 18 dhe 19.

Grupi Balfin, duke u nisur nga eksperienca e fituar në realizimin e shumë projekteve të suksshme në Ballkanin Perëndimor, ka nisur tashmë projektin e dytë në Austri. Projekti i ri në është një investim prej rreth 10 milionë euro. Kompleksi i banimit në Vjenë mendohet të përfundojë në vitin 2022.

Austria4
Austria4

Alban Caslli, Drejtori Ekzekutiv i Balfin Austria shprehet për investimin e ri: “Nisja e projektit të dytë për ne është një arritje jo e vogël, pasi Austria është një treg shumë konkurrues dhe sfidues në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ndërtimi i këtij kompleksi banimi tregon edhe një herë që Grupi Balfin zbaton standardet më të larta dhe është gati të konkurrojë edhe në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.”

Olympus Digital Camera
Olympus Digital Camera

Ky është projekti i dytë që Balfin Austria po zhvillon në Austri dhe i pari në Vjenë. Projekti i parë i zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Austri filloi në tetor të vitit 2018, një projekt rezidencial i cili tashmë ka përfunduar. Kompleksi ndodhet në zonën e Altmünster në Austri, e cila është një zonë mjaft e njohur turistike, pranë liqenit Traunsee.

Austria3
Austria3

Zgjerimi i investimet përtej kufijve të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, janë pjesë e përqasjes së Grupit Balfin për ta shtrirë aktivitetin edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Në Austri, Grupi Balfin është i pranishëm me dy kompani. Alba-Trade është krijuar në vitin 1993 dhe zhvillon aktivitetin në fushën e tregtisë me shumicë të pajisjeve elektronike ndërsa Balfin Austria është krijuar në vitin 2018 dhe merret me zhvillimin e pronave të paluajtshme, zonat rezidenciale për banim dhe resortet turistike.

Austria2
Austria2

Grupi Balfin ka një portofol të gjerë biznesesh, që varion që nga industria prodhuese, zhvillimi dhe menaxhimi i pronave të patundshme, sektori bankar, sektori minerar, ai i qendrave tregtare dhe ai i shitjes së mallrave me pakicë. Balfin operon në 7 shtete të ndryshme të botës dhe ka sot rreth 6.000 të punësuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb