Nga Enida Himaj

Në qershor të këtij viti Reme Lala u zgjodh deputete në qarkun e Dibrës. 21-vjeçarja fitoi zemrën e dibranëve, duke u bërë kështu deputetja më e re në Kuvend. Por duket se edhe zemrën e Remes e paska fituar dikush.

Burime për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare” bëjnë me dije se deputetja e PDIU-së është fejuar. Festa është organizuar në vendlindjen e saj, Muhurr, në ambientet e jashtme të një resorti buzë Drinit. Në një festë madhështore, ajo ka bërë bashkë të gjithë patriotët e saj.

Reme 2

Duket se festa është bërë në fshatin e saj të lindjes si një shenjë respekti për të gjithë ata dibranë që e mbështetën dhe e zgjodhën deputete.

Bëhet me dije se ceremonia ka pasur vetëm miq dhe familjarë, duke mbajtur larg këtij gëzimi politikanët. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, politikanë të ftuar në këtë festë kanë qenë vetëm dy deputetët e PDIU-së në Elbasan, Aqif Rakipi dhe Bujar Muça.

Reme Lala

Lajmin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/08/08/fotot-ekskluzive-reme-lala-detajet-e-ceremonise-me-1000-te-ftuar-ne-fshatin-e-lindjes/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb