Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, ministra, deputetë dhe drejtues të qarqeve të Partisë Socialiste janë thirrur në një mbledhje informale nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Takimi që vjen pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, pritet të ketë në fokus pikërisht situatën politike, angazhimet e deputetëve dhe të deleguarve në qarqe për fushatën zgjedhore, siç mëson “BalkanWeb”.

Në disa foto të shpërndara nga LSA-ja, ministra dhe deputetë shihen teksa mbërrijnë tek rezidenca qeveritare Vila 31, ish-vila e Enver Hoxhës në ish-bllok për të qenë pjesë e mbledhjes informale.

Në foto duket ish-ministrja Mirela Kumbaro teksa përqafohet me ministren e Drejtësisë. Para se të hyjnë në mbledhje ato shfaqen duke biseduar edhe me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në mbledhje nuk mungon as ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në kohë duket të jetë Elisa Spiropali, Besa Shahini dhe Niko Peleshi. Tre ministrat i drejtohen hyrjes me qetësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që dje, Rama i dërgoi letrën e gjashtë publike kreut të PD-së, Lulzim Basha për t’i kërkuar uljen në një tryezë dialogu me qëllim zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin. Nga kampi blu nuk pati asnjë reagim, përveç lajmërimit të datës së protestës së radhës, e diela e 2 qershorit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb