TIRANË- Lënia e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri duket se i ka kapur të gjithë në befasi. Ai zgjodhi të flasë nga kryesia e Kuvendit pikërisht në momentin që ministra e deputetë kishin nisur diskutimet në sallë.
WhatsApp Image 2018-05-03 at 11.06.51
Por ndërsa Tahiri fliste e akuzonte live me emra politikanë të ndryshëm, “palaço” që sipas tij e kishin “përdhunuar” Shqipërinë për 25 vjet, ministrat e Ramës të ulur në foltore ishin të gjithë me telefon në dorë.
WhatsApp Image 2018-05-03 at 11.06.56
Siç shihet edhe në fotot e LSA-së, ata duken të përqendruar për të parë e dëgjuar lajmin e ish-ministrit, i cili jo vetëm i ka kapur në befasi, por i ka grupuar të gjithë bashkë.
WhatsApp Image 2018-05-03 at 11.07.04
Me telefon në dorë duket Gjiknuri, krah tij Lindita Nikolla e Ahmetaj sipër tyre. Në anën tjetër në të njëjtën kohë edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duket se po lexon apo dëgjon, atë çfarë kolegu i tij po komunikonte live.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: