Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kiev të Ukrainës, ku ka parë nga afër pasojat e luftës, të shkaktuara nga agresioni rus, që vijon prej rreth katër muajsh.

Në vizitën në Kiev, Rama shoqërohej nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shoqëruesit e Gardës dhe forcat RENEA.

Ndërkohë, pjesë e delegacionit shqiptar duket se kanë qenë edhe disa gazetarë të njohur. Në fotot e mëposhtme shihet se në këtë vizitë në Kiev, bashkë me Ramën, kanë qenë gazetarët Ben Blushi dhe Baton Haxhiu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb