Deputetët e Partisë Socialiste e ministrat kanë treguar se mes tyre kanë edhe një miqësi që i lidh, veçse angazhimeve politike. Ndaj kjo foto duket si një kafe e zakonshme e tyre.

Por këtë herë ata nuk janë vetëm. Ashtu siç shihet, bashkë me ta është edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Mimi Kodheli, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Blendi Klosi, Elisa Spiropali, janë disa nga emrat që kanë qëndruar për një kafe me Kim.

Nuk dihet nëse ky takim miqësor larg axhendës politike ka pasur natyrë miqësore apo ambasadorja ka gjetur mundësinë të ndajë edhe njëherë këshillat e saj si diplomatja më e rëndësishme në vendin tonë./PanoramaPlus

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: