Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan për herë të tretë, këtë herë në Itali dhe nuk mund të ishin më të lumtur.

Të dy bënë betimet për herë të tretë më 22 maj, në ‘Castello Brown’ në Portofino përpara familjeve dhe miqve, duke përfshirë të famshëm si Megan Fox dhe të fejuarin Machine Gun Kelly, të cilët ishin ndër të parët që mbërritën. Nusja dhe dhëndri thanë “Pranoj” në një ceremoni tradicionale që zgjati pak më shumë se 20 minuta. Kourtney dhe Travis u panë duke u lutur ndërsa gjunjëzoheshin mbi karrige ari në një altar me tapet të kuq, të stolisur me trëndafila.

Kris Jenner shoqëroi nusen, vajzën e saj të madhe, drejt altarit. Ajo u pa duke shpërthyer në lot kur e pa për herë të parë Kourtney. Superylli italian Andrea Bocelli performoi teksa dasma nisi(ai ka performuar edhe në dasmën e Kim dhe Kanye West në Firence, Itali në 2014). Vajza e Kourtney, Penelope Disick, 9 vjeçe, mbajti lulet dhe eci me Alabama Barker, vajzën 16-vjeçare të Travis. Djali më i vogël i Kourtney, Reign Disick, 7 vjeç, ishte mbajtësi i unazave.

Nusja, dhëndri dhe familjet e tyre ishin veshur të gjitha me Dolce & Gabbana. Kourtney kishte veshur një fustan të shkurtër në stilin e korsesë, me një vello të madhe, të qëndisur. Travis kishte veshur një kostum të zi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: