Tirana Fan Zone që prej nisjes së Europianit është kthyer në një stadium. Finalja e “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë krijoi mbrëmjen e djeshme një atmosferë të zjarrtë edhe në Tiranë.

Qindra tifozë të dy ekipeve kishin dalë në shesh, me flamuj anglezë dhe italianë, për të mbështetur ekipet e zemrës. Por dje nuk munguan as personazhet e njohur.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe deputeten Blerina Gjylameti në një tavolinë teksa kanë postuar edhe një selfie sëbashku. I pranishëm ishte dhe ambasadori Italian në vendin tonë që gëzoi nga Tirana titullin kampion Europe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sheshi “Skënderbej” ishte dje dhe vendi I preferuar për të gjithë yjet e artit dhe të shobizit shqiptar të cilët preferuan që finale ta shihnin në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb