Pesë persona u plagosën pas një sulmi që ndodhi brenda qendrës tregtare Assago (Milano), në rrugën Milanofiori, nga një burrë (46-vjeç) i cili, sipas raportimeve nga karabinierët, është ndaluar. Raportimet e mesnatës bëjnë të ditur se një person humbi jetën pas plagëve të marra. 

Mes të plagosurve ishte edhe mbrojtësi në pronësi të Arsenalit, Pablo Mari, i cili u godit me thikë teksa ndodhej brenda supermarketit, në një supermarket në veri të Italisë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një Carrefour në qendrën tregtare “Milanofiori di Assago” rreth orës 18:30.

29-vjeçari, i cili aktualisht luan për Monza, ishte një nga gjashtë personat e sulmuar pranë Milanit.

Katër burra, të moshave 28, 30, 40 dhe 80 vjeç, raportohet se ishin në gjendje të rëndë.

Dy të moshuara thuhet se janë në gjendje më pak të rëndë, ndërsa Mari u transportua me helikopter në spitalin Niguarda dhe është në vetëdije.

“Isha me fat! Pashë një person të vdekur para meje. Isha me karrocën me fëmijën tim në të dhe ndjeva dhimbje torturuese në shpinë. Pastaj ai burrë goditi një tjetër me thikë në fyt, pashë një person të vdiste para syve të mi”, deklaroi nga spitali lojtari i cili ndodhet jashtë rrezikut për jeten por po kurohet nga plagët e marrë dhe do të duhet të operohet.

Ai është vizituar nga drejtori menaxhues i Monzas, Adriano Galliani dhe trajneri Raffaele Palladino.

Galliani u citua nga Sky Sports Italy të ketë thënë: “Pablo Mari kishte një plagë mjaft të thellë në shpinë, e cila për fat të mirë nuk preku organet vitale si mushkëritë apo të tjera.

“Jeta e tij nuk është në rrezik, ai duhet të shërohet shpejt”.

Burime të Arsenal më herët thanë për MailOnline se agjenti i Mari e kishte përshkruar plagën si një dëmtim sipërfaqësor në këmbë.

Një burrë 46-vjeçar besohet se ka marrë një thikë nga raftet në supermarket dhe më pas ka filluar të godasë rastësisht njerëzit.

Ai është arrestuar dhe dërguar në rajonin e policisë.

Motivi i sulmeve ishte i panjohur. Autoritetet italiane thanë se nuk kishte elementë që sugjeronin terrorizëm, raportoi LaPresse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mikel Arteta, menaxheri i Arsenalit, konfirmoi se drejtori teknik i klubit Edu Gaspar kishte qenë në kontakt me të afërmit e Mari.

Duke folur pas humbjes 2-0 të Arsenalit në PSV Eindhoven, ai tha: “Sapo e mora vesh, e di që Edu ka qenë në kontakt me familjen e tij… ai është në spital, duket se është mirë. Shpresojmë që ai të jetë mirë.’

Në një deklaratë në faqen e internetit të Arsenalit thuhej: “Të gjithë jemi të shokuar kur dëgjojmë lajmin e tmerrshëm për goditjen me thikë në Itali, e cila ka shtruar një numër njerëzish në spital, përfshirë qendërmbrojtësin tonë të huazuar Pablo Mari.

“Ne kemi qenë në kontakt me agjentin e Pablos, i cili na ka thënë se ai është në spital dhe nuk është lënduar rëndë. Mendimet tona janë me Pablon dhe viktimat e tjera të këtij incidenti të tmerrshëm.’

Në një deklaratë të Monza-s thuhej: “Pablo Mari ka një prerje mjaft të thellë në shpinë, por për fat të mirë ajo nuk ka prekur asnjë organ vital si mushkëritë apo ndonjë gjë tjetër.

“Jeta e tij nuk është në rrezik, ai duhet të shërohet shpejt. Ai ka disa plagë, por jo shumë serioze. Ai është i vetëdijshëm.’

Presidenti i Monza-s, Galliani lëshoi ​​një deklaratë përmes llogarisë zyrtare të klubit në Tëitter ku shkruhej: “I dashur Pablo, ne jemi të gjithë këtu pranë teje dhe familjes tënde, ne të duam, vazhdo të luftosh siç di të bësh, ti je një luftëtar. Shërohu shpejt.’

Policia e Karabinierëve në Assago, e cila po hetonte sulmet, nuk pranoi të konfirmonte asnjë detaj.

Dëshmitarët i thanë ANSA-s se panë njerëz që iknin nga supermarketi të tronditur.

Rrjeti i supermarketeve Carrefour tha se policia dhe ekuipazhet e ambulancës iu përgjigjën menjëherë thirrjeve që i lajmëronin për sulmin.

Një dëshmitar tha për La Repubblica: “Ishim në lokal dhe menduam se ishte një grabitje sepse pamë disa djem dhe një zonjë duke vrapuar, pastaj pamë gjithnjë e më shumë njerëz me fytyra të mërzitura dhe kuptuam se diçka e rëndë kishte ndodhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: