Një tjetër kënd lojërash do t’i shtohet fëmijëve të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për Minikëndin e Lojërave te Rr. ‘Vangjush Furxhi’, pas ish-ekspozitës ‘Shqipëria Sot’.

Kjo hapësirë ka nisur tashmë të lirohet duke u bërë gati që të mikpresë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth.

Mësohet se këndi do të pajiset me module të ndryshme lojërash për fëmijët, stola dhe kosha të rinj si dhe do të bëhet i gjithë gjelbërimi për t’i dhënë një pamje komplet të ndryshuar kësaj hapësire mes pallateve te Nj. Adm. Nr. 10!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb