Brenda një kohe të shkurtër, është drejt përfundimit edhe rehabilitimi i bllokut të dytë të banimit në zonën e njohur si ish-NSHRAK-u.

Pluhuri në verë dhe balta në dimër, tashmë i kanë lënë vend asfaltit të plotë brenda pallateve, ndërkohë që banorët e ardhur kryesisht pas viteve ’90, tashmë mund të lëvizin në trotuare sipas standardeve më të mira.

NSHRAK (1)

Në këtë bllok pallatesh pranë rrugës “Sali Butka” ka marrë zgjidhje edhe parkimi, ku pas largimit të mbetjeve dhe të inerteve, është rehabilituar zona me një hapësirë parkimi të rregullt për automjetet.

Ndërkohë, punimet po vijojnë edhe për ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijët ku do të vendosen module të ndryshme dhe aktualisht është niveluar zona. Për më të moshuarit janë vendosur stola si dhe krijuar hije natyrale përmes mbjelljes së pemëve.

NSHRAK (8)

Për të bërë të shfrytëzueshme këto ambiente gjer në orët e vona të mbrëmjes si dhe për të rritur sigurinë, është vendosur edhe ndriçimi duke i dhënë jetë kësaj zone me afrimin e verës.

NSHRAK (7)

Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, e gjithë kjo hapësirë po u kthehet banorëve të zonës si një kënd rekreativ, i pajisur me të gjithë infrastrukturën e duhur që nga trotuaret, stolat, ndriçimi, lulishtet, pemët etj. Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka siguruar qytetarët se çdo vit do të ndërhyhet për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi, ndërkohë që puna do të vijojë paralelisht edhe me projektet madhore të përmirësimit të infrastrukturës së qytetit.

NSHRAK (6) NSHRAK (5) NSHRAK (4) NSHRAK (3)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: