Të shumta janë fotot që kemi parë nga Parlamenti, teksa politikanët mbërrijnë në oborrin e Parlamentit me makina luksoze e shofer. Por ky nuk është rasti. Më poshtë po ju sjellim dy ish-ministra që preferojnë që makinën e tyre ta drejtojnë vetë.

Fatmir Mediu ka mbërritur në seancën e ditës së enjte me makinën e tij, teksa në timon ka qenë vetë. Nga ana tjetër, edhe ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, preferon që makinën e saj ta drejtojë vet.

Deputetja e Partisë Socialiste ka zgjedhur që të jetë vetë shofere, në një ndër ditët kur ka qenë pjesë e Komisionit ku ajo bën pjesë. Duhet thënë një figurë kjo jo shumë e zakonshme për një grua politikane në timon, megjithatë jo e vetmja./Panorama Plus

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb