Temperatura të larta, plazh, det… Është ky refreni i këtyre ditëve të nxehta. Jemi në pikun e verës dhe të gjithë i janë drejtuar bregdetit. Natyrisht që në ditët e relaksit janë edhe personazhit e njohura të ekranit. Pasi kanë mbyllur një sezon të suksesshëm në televizion, tashmë edhe për ta është koha të pushojnë. Në rrjetet sociale thuajse të gjithë kanë publikuar fotot nga ditët e pushimeve.

Por duket se shpeshherë personazhet në realitet janë larg shkëlqimit të rrjeteve sociale. Megjithatë, ky nuk është rasti të flasim për rrjetet sociale, por për personazhet tona, vite më parë. “Panorama Plus” ndër vite ka sjellë VIP-at teksa pushojnë në Jug të vendit. Me kalimin e viteve, tashmë është koha të bëjmë një përshkrim të tyre vite më parë, duke nxjerrë në pah edhe ndryshimet që kanë pësuar.

BEATRIX RAMOSAJ

Beatrix ka qenë në qendër të vëmendjes këtë vit. Që pas daljes nga “Big Brother” dhe ndarjes nga Donaldi, këngëtarja është fokusuar te karriera e saj. Megjithatë ka gjetur kohë që të pushojë buzë detit dhe pse jo të tregojë ‘asetet’ e saj. Këngëtarja duket se është në formë të shkëlqyer fizike, ku pa asnjë ndrojtje ekspozon linjat provokuese.

Por disa vite më parë, artisja dukej larg pamjes që ka sot. Në atë kohë vetëm një adoleshente, Trixa po tentonte hapat e para në muzikë. Brune, me forma disi më të rrumbullakosura, ajo është fotografuar në pishina nga paparaci ynë.

I dukshëm është ndryshimi i ndërhyrjeve, që vetë ajo i ka pranuar. Kur ishte pjesë e “Big Brother”, ajo pranoi që kishte kryer disa ndërhyrje, duke përfshirë këtu edhe gjoksin. Duke qenë një ndër emrat më seksi në showbizz-in tonë, me gjasa do ta shohim shumë shpesh në bikini përgjatë verës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

SAMANTA KARAVELLO

Vite më parë, ajo njihej si këngëtarja e ëmbël e skenave tona. Dhe këto foto na e sjellin më mirë pamjen e saj gati gati fëmijërore. Por pas më shumë se 10 vitesh, Samanata duket krejt ndryshe. Nga pamja rinore, ajo sot ka marrë formën e një femre fatale me forma sensuale.

Prej kohësh, këngëtarja po jeton në Nju Jork, ku dhe ka gjetur dashurinë e jetës së saj.

Teksa një etapë e re ka nisur në jetën e artistes, ne po rikthejmë edhe njëherë këto foto të sajat, në vitet e para të famës. Veç formave, edhe imazhi i këngëtares ka ndryshuar, duke vënë në dukje këtu ndërhyrjen në hundë.

Të shpeshta kanë qenë pozat e saj buzë detit, vitet e fundit, duke konfirmuar kështu sharmin e saj. Por këto shkrepje janë në arkivën tonë për të bërë edhe njëherë një rikthim te pamjet e para në nisje të karrierës së saj.

ALKETA VEJSIU

Padyshim është ndër personazhet që më së shumti e shijon stinën e verës. Udhëtimet e saj nëpër destinacionet më të bukura të botës na bëjnë të gjithë “xhelozë”. Natyrisht që një lidhje të ngushtë ajo ka edhe me Jugun e vendit, ku kalon një pjesë të pushimeve të saj.

E tillë ka qenë tabloja edhe rreth 10 vite më parë. Në atë kohë, Alketa është fotografuar nga paparaci ynë teksa bënte pushime me familjen. E veshur me bikini blu dhe si një nënë e kujdesshme, moderatorja shfaqet së bashku me djalin e saj, në atë kohë një vogëlush biond.

Megjithatë, vitet e kanë trajtuar mirë Alketën, që duhet thënë përditë e më shumë shfaqet në formë perfekte fizike.

Vitet e fundit, prezantuesja ka publikuar më shpesh foto me bikini, ku rezultati i palestrës është i dukshëm. Pas 10 vitesh, ajo shfaqet edhe më sharmante sesa e kishim lënë para një dekade në këto shkrepje.

ILDA BEJLERI

Këto janë ditët e fundit të shtatzënisë për Ildën. Moderatorja do të sjellë në jetë vajzën e saj këtë periudhë. Por vite më parë, ajo shijonte Jugun, si shumë miq e kolegë të saj.

Në faqet e “Panorama Plus”, vite më parë janë publikuar foto të saj, teksa joshte me format buzë detit. Normalisht që ndryshimi nuk është edhe shumë i madh, pasi Ilda ka vijuar të ruajë të njëjtin imazh të ëmbël.

Sa i përket kësaj vere, rrallë e kemi parë në rrjetet sociale, duke preferuar të fokusohet vetëm te mëmësia. Gjithashtu po pak ka ekspozuar edhe barkun e rrumbullakosur, duke u përpjekur për muaj që ta “fshehë”. Le të sjellim edhe njëherë Ildën, plot sensualitet, teksa ishte një ndër vajzat më të mikluara të ekranit tonë./Panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb