Edhe pak ditë na ndajnë nga hapja e segmentit tjetër të Bulevardit të ri në kryeqytet. Punimet po vijojnë edhe gjatë fundjavave për përfundimin në kohë të këtij segmenti që do ta bëjë Bulevardin e Ri më të aksesueshëm për banorët dhe makinat, pasi lidh disa rrugë kryesore në kryeqytet.

Projekti do të përfundojë me një shesh të ngjashëm me sheshin “Nënë Tereza”, me një elips, shkallaret, kolonat dhe një hapësirë të madhe për aktivitete publike.

Segmenti i dyte i Bulevardit te ri (3)

Ky investim do e transformojë të gjithë këtë zonë prej gjendjes së saj aktuale, si një hapësirë e lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për vitet në vijim, ku janë parashikuar që të vendosen edhe mjaft përfaqësi diplomatike apo kompani të njohura ndërkombëtare. Gjithashtu, projekti i gjelbërimit të Bulevardit të Ri parashikon mbjelljen e 1100 pemëve me 18 lloje të ndryshme, të cilat çelin në stinë të ndryshme.

Segmenti i dyte i Bulevardit te ri (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: