Ish-kryeministri Pandeli Majko, së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin, vizituan sot ish-drejtuesit e UÇK-së, me qëllim solidarizimin dhe mbështetjes se tyre në përballjen me drejtësinë në Hagë.

Në një status në Facebook, Majko tregon sesi i gjeti ata, duke thënë se “Thaçi duhej i qetë, Veseli i qartë, Krasniqi i sprovuar, ndërsa Selimi i papërsëritshëm”.

“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.  Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, shkruan Majko.

7a0fa41c 977a 4e65 87e8 9815a0e981d3
7a0fa41c 977a 4e65 87e8 9815a0e981d3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: