SHBA

Donald Trump e priti i heshtur lajmin se dy baza amerikane ishin sulmuar në Irak si shenjë hakmarrjeje nga Irani.

Media amerikane CBS News ka publikuar fotot nga mbledhja e Trump me ekipin e tij të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i SHBA nuk bëri asnjë lëvizje teksa shihte dy raketat balistike të Iranit të godisnin hapësirën e dy bazave ushtarake të SHBA, po ashtu edhe zv. Presidenti Mike Pence apo dhe stafi i tij.

Presidenti i SHBA, Trump ishte personi i cili dha urdhërin për ekzekutimin e gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Irani u përgjigj duke sulmuar me raketa balistike dy baza ushtarake amerikane në Irak, një sulm pa viktima. Por Trump pas këtij sulmi paralajmëroi për sanksione të reja ndaj Iranit.

Ok
Ok

Dt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb