Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, e veja e Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari, ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të procesit të vettingut, por duket se pikërisht kjo përballje i ka sjellë edhe probleme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fotot e siguruara nga LSA-ja, Hajdari shfaqet me syze dhe tepër serioze teksa del nga KPA.

KKP vlerësoi se Fatmira Hajdari rezulton se nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015. “887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën e vettingut. Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207.400 euro, pasuria në total. Ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting”.

E pikërisht pasuria e pajustifikuar, por edhe mosdeklarimi në deklaratën e vettingut se i ishte revokuar viza amerikane sollën përlotjen e saj në sallë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb