Një çift amerikan i droguar ka humbur ndjenjat në makinë, ku ndodhej dhe fëmija i tyre 4 vjec. Këto foto prej ditësh po japin alarmin në SHBA, mbi efektet që shkakton përdorimi i drogës dhe varësia ndaj saj.

Por fotot e një prindërve Rhonda Pasek, 50 vjeç dhe James Acord, 47 vjeç, që kanë humbur ndjenjat në makinën e tyre, teksa në sediljen e pasme kanë fëmijën e vogël, kanë tronditur jo vetëm amerikanët.

Fotot u publikuan nga departamenti i policisë në Ohajo dhe po bëhen shembull në mbarë botën mbi efektet që shkakton droga.

Burrë e grua kanë një histori të gjatë me precedentë penalë. Acord është nën akuzë pasi ka drejtuar makinën në gjendje të intoksikuar, duke rrezikuar fëmijën. Por 47-vjeçari është akuzuar më herët dhe për krime që nga vjedhjet e deri tek konsumi i alkoolit në publik.

Në lidhje me krimin në fjalë, ai është dënuar me 180 ditë burg për secilën nga dy akuzat.
Por nuk mbetet pas Rhonda Pasek, e cila ka një histori me arrestime dhe abuzime me substancat. Ajo është dënuar për sjellje të pahijshme, dehje në publik, posedim droge, etj.

Fotot tregojnë për një epidemi të përdorimit të heroinës në SHBA.
Në vitin 2014 u shënua një rekord prej 47 mijë të vdekurish nga overdoza në SHBA.
Ohajo është një nga shtetet më të prekura me numrin ë të lartë të popullsisë me varësi ndaj drogës. Vitin e shkuar humbën jetën 3 mijë persona nga overdoza e paqëllimshme në këtë shtet, një mesatare prej tetë personazh në ditë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: