TIRANE- Një tjetër rast emergjent në kryeqytet ka marrë zgjidhje falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Bashkiake. Gjate kontrollit rutinë, në Sheshin “Shqiponja” pranë terminalit ku nisen autobusët e jugut, u konstatua një studente e Shkencave të Natyrës, e cila ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Menjëherë efektivët e Policisë Bashkiake të cilët ishin me shërbim në atë zonë dhanë ndihmën e parë për vajzën, ndërkohë që lajmëruan shërbimin e ambulancës nëpërmjet sallës operative e cila e transportoi më pas për në spital.

Janë me dhjetëra raste të ngjashme me të cilat përballet Policia Bashkiake çdo ditë në punën e saj.
Prej tre vitesh Policia Bashkiake i është nënshtruar një reformimi të thellë duke rikthyer besimin e qytetarëve tek ajo.

Ajo ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.
c1b8a7a2-381d-4206-a34b-df68c7c80046
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb