Revista Time ka zgjedhur disa nga fotot më influencuese të të gjitha kohërave në një listë fotografish të jashtëzakonshme.

Një grup koleksionistësh, historianësh dhe botuesish nga e gjithë bota dërguan sugjerimet e tyre në një publikim javor. Imazhet dokumentojnë disa nga momentet më të famshme të periudhave kohore të shekujve 19,20,21.

Që nga reja kërpudhë e bombës së dytë atomike të rënë në Nagasaki në vitin 1945, deri tek shkelja e njeriut të parë në Hënë në vitin 1969, këto imazhe tregojnë më të mirën dhë më të keqen e njerëzimit.

“Disa nga fotot janë në listë sepse janë të parat të llojit të tyre, të tjera janë sepse i kanë dhënë formë mënyrës se si ne mendojmë. Dhe disa se kanë ndryshuar në mënyrë të dretëpërdrejtë mënyrën se si ne jetojmë,” thotë redaktori i revistës TIME.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: