Vijojnë problematikat nga moti i keq në Qarkun e Korçës. Reshjet e shiut, të shoqëruara edhe me erë, kanë shkaktuar shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra.

Në Dardhas 5 fshatra që furnizohen nga fidri i Maliqit janë pa energji. Në Velçan gjithashtu ka disa fshatra pa energji elektrike, si dhe në njësinë Proptisht rezultojnë 2 fshatra pa energji elektrike. Nga reshjet e shiut nuk janë shkaktuar përmbytje deri më tani, apo të ketë rrëshqitje dherash në rrugë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi:
Ne Qarkun Korce, gjate nates ka patur reshje te dobeta shiu
Temperatura ka qene ne vlerat pozitive.
Kalueshmeria ne akset rrugore nacionale kryhet normalisht dhe pa probleme.
Ne segmentin e Dardhes nga km 8 deri ne km 13 nga firma kontraktore po punohet me kriposje, sepse ne kete zone ka patur rreshje te perziera shi + debore.
E pa hapur nga debora vazhdon te jete rruga rrurale shtylle- Panarit, ne NJ.A. Vithkuq.
Nga informacionet e dhena nga OSHEE, pa energji eshte zona e Lekasit + disa fshatra te NJA Moglice peshtani , kodrasi.
Pa energji jane fshatrat Peshkepi dhe Lumas Pogradec, si dhe disa fshatra qe furnizohen nga fidri i Mollasit Erseke.
Jemi ne ndjekje te situates.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: