Piramida e Tiranës është ende nën rikonstruksion, por edhe pse ende pa përfudnuar, shihet se si është shndërruar objekti simbol i kryeqytetit. Gjatë inspektimit që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin se Këmbana do të rikthehet sërish pas restaurimit dhe projektit të transformimit të Piramidës.

Vite më parë, instalacioni “Këmbana e Paqes”, e vendosur para Piramidës, u shndërrua në një atraksion për Tiranën dhe një kujtesë për të kaluarën e hidhur të trazirave të ’97. Por, ajo do të rikthehet në vendin e saj, pas përfundimit të punimeve për transforimimin e Piramidës në një nga qendrat më të mëdha të teknologjisë së informacionit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

“Kemi 16 kuba individuale, të cilat duken sikur janë të “hedhura” nga dora e një fëmije, që ngjasojnë me lojën e njohur LEGO. Ideja është që këto hapësira do të jenë për përdorime të ndryshme, në funksion të vizitorëve të Piramidës; do të ketë kompani të IT-ve dhe Start-up. Sa i përket hapësirës, kemi mbjellë gati 200 pemë, të cilat janë të rritura, ashtu si në Sheshin “Skëndërbej”. Kalimi nga Kryeministria në Bulevard do jetë në formën e një pylli. Kemi mbaruar thuajse 90% të punës”, shpjegoi Veliaj.

Ndërkohë, Kryeministri Rama vlerësoi punën e deritanishme dhe u interesua mbi elementë të veçantë të projektit. Qendra e re, projekt i studios së famshme holandeze MVRDV, do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb