Më 18 gusht të vitit 2018, qyteti i Genova-s në Itali u trondit nga ngjarja më dramatike në historinë e saj, që iu mori jetën 43 personave.

Ura “Morandi”, që bashkonte pjesën lindore me atë perëndimore të qytetit, për një defekt në strukturë, u shemb në pak sekonda, pa lajmërim, duke vrarë tragjikisht 43 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë, Marius Djerra dhe Edi Bokrina.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sot ura e re që do zëvendësojë të shemburën është përuruar zyrtarisht nga kryeministri Giuseppe Conte, pas 620 ditësh punë të vrullshme, me tre turne që nuk është pezulluar edhe në fazën më kritike të epidemisë të koronavirusit.

I realizuar i tëri në çelik, ura është e gjatë 1067 metra, e mbajtur nga 19 kolona që e mbajnë 40 metra nga toka.

“Kjo është një ditë speciale, një shenjë që shteti nuk e ka harruar Xhenovën, edhe pse plaga nuk do të harrohet kurrë, ashtu si dhe përgjegjësitë asaj tragjedie”, deklaroi kryeministri italian gjatë ceremonisë së bashkimit të trasesë.

Ura do të jetë gati për qarkullimin e makinave gjatë muajit korrik të këtij viti, duke bashkuar sërish qytetin italian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb