Ndryshimet në gojë, duar ose këmbë mund të jenë shenjat e fundit të infeksionit me coronavirusin e ri, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit zbuluan se 25 për qind e pacientëve me COVID-19 të parë në prill 2020 kishin një inflamacion të gjuhës ose gunga dhe ulcera në gjuhë.

Për më tepër, gati 40 për qind e atyre pacientëve kishin skuqje dhe djegie në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.

Ekipi, nga Spitali Universitario La Paz, Madrid, Spanjë, thotë se mjekët dhe infermierët duhet të ekzaminojnë kavitetet orale, duart dhe këmbët e pacientëve të dyshuar se kanë COVID-19 në mënyrë që t’i diagnostikojnë ato më shpejt.

Gjetjet u botuan në British Journal of Dermatology në formën e një ‘letre kërkimore’ në shtator por u prezantuan dje (e martë). Studimi përfshiu 666 pacientë. Në përgjithësi, 45.7 për qind kishin ndryshime të vërejtura në gjuhë, duar ose këmbë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rreth një në katër pacientë, 25.7 për qind, vunë re ndryshime në gjuhën e tyre, ajo që është bërë e njohur si ‘gjuhë covide’. Ndryshimi më i zakonshëm ishte papilliti gjuhësor kalimtar, i cili është pezmatimi i papilave, ose gunga të vogla në sipërfaqen e gjuhës, shkruan Daily Mail.

Për më tepër, 6.6 për qind raportuan një inflamacion të gjuhës që e bën atë të fryhet në madhësi dhe të ndryshojë në ngjyrë. Gati katër për qind kishin një shtresë të bardhë që shfaqet në sipërfaqen e gjuhës.

Ndërkohë, afërsisht 40 për qind e pacientëve raportuan se kishin ndryshime në duar dhe këmbë. Rreth 15 për qind kishin ngjyrë kafe të kuqërremtë në pëllëmbët e duarve dhe në shputat e këmbëve.

Ndërsa, shtatë për qind e pacientëve raportuan ndjesi djegieje, të quajtur eritrodizestezi, në fillim të sëmundjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb