INDONEZI

Një tërmet i fuqishëm goditi ishullin e Sulawesi në shtetin e Indonezisë duke shkaktuar dhjetëra viktima, të plagosur dhe dëme shumë të mëdha materiale.

Autoritetet zyrtare njoftojnë se lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 6.3 rihter dhe si pasojë e saj kanë humbur jetën të paktën 37 persona.

Nga raportimet flitet për shumë ndërtesa të shembura, mes tyre një spital dhe një hotel. Ekipet e shpëtimit kanë nisur një operacion të gjerë dhe raportojnë se shumë persona janë nën rrënoja.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, si pasojë e shembjes së ndërtesave kanë humbur jetën 26 persona vetëm në qytetin e Mamuju. Ndërkohë deri më tani raportohet rreth 600 persona të plagosur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb