TIRANA

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës në Tiranë. Dy automjete janë përplasur në rrugën përballë digës tek liqeni artificial, raporton gazetarja Marsela Karapanço për BalkanWeb.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar, por një prej automjeteve ka përfunduar tek barriera e rrugës.

Rruga është bllokuar dhe Policia detyrohet të devijojë trafikun në atë zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb