TURQI- Mediat turke i bëjnë jehonë arrestimit të shqiptarit Met Kanani, të cilësuar si “baron droge”.
Siç shkuan “Superhaber”, shqiptari është kapur gjatë një operacioni të anti-drogës së Stambollit, teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit, bashkë me 10 persona të tjerë.
Operacioni i policisë trke u finalizua në qytetin e Muglas, ku në një magazinë janë konfiskuar 1.1 ton hashash me vlerë 53 milion euro.
Operacioni u krye në bazë të informacioneve të ardhura nga pala shqiptare. Grupi shqiptar kishte një rol kyç të trafikimit të drogave të llojeve të ndryshme nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës përmes Turqisë dhe Shqipërisë.
Sipas mediave turke Met Kanani po hetohet për lidhjet e tij me trafikun ndërkombëtar droge.
(m.a/BalkanWeb)