GREQI

Mediat greke kanë zbuluar detaje nga mënyra se si funksiononte banda e shqiptarëve në Mykonos që vodhi nga viti 2020 deri pak ditë më parë 39 vila dhe 320 mijë euro sende me vlerë e para.

Në fakt, anëtarët e bandës ditën shfaqeshin si një familje e mirë dhe shmangnin kontaktet me fqinjët për mos rënë në sy. Natën ishte koha e veprimit.

Ata ecnin nëpër shtigje dhe rrugë të errëta ndërkohë që për të hyrë nëpër vila nuk zgjidhnin dyert, por dritaret e tualeteve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me anë të kamerave termike, Policia e Mykonos ka zbuluar një prej veprimeve të dy prej anëtarëve të bandës teksa tentonin të hynin natën në një vilë. Ata dallohen për veprime shumë të shpejta dhe mashtruese.

Mes sendeve të vjedhura nga shqiptarët kishte çanta apo ora Rolex, Louis Vuitton, Prada apo Channel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb