Rrufeja ka shkrumbuar një pjesë të madhe të një shtëpie në Jug të vendit. Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 ka pasur një shkarkim rrufeje në shtëpinë e qytetarit Vasil Qesko në fshatin Neohor, bashkia Finiq, i cili ka djegur plotësisht katin e parë të vilës dykatëshe.

Zjarrfikësja e bashkisë e ndodhur menjëherë në vend ka mundur të shpëtojë katin e dytë të vilës. Fatmirësisht nuk kishte njerëz në shtëpi pasi janë në Greqi. Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: