Ndërtimi i një qyteti luksoz në Bosnje nga një grup intestitorësh nga Lindja e Mesme ka shkaktuar zemërim te qytetarët e Bosnjes, pasi ata nuk lejohen që të hyjnë në këtë pjesë, nëse nuk janë të punësuar si shërbëtorë.

Në pjesën më të madhe të rezidencave luksoze jetojnë bashkëshortet e sheikëve të pasur shkruajnë gazetat britanike. Banesat janë reklamuar vetëm në Kuvajt me çmime që variojnë nga 133 mijë paundë e deri në 142 mijë paundë.

Kompleksi është i rrethuar nga forca të shumta sigurie dhe sipas vendasve blerësit nuk dëshirojnë që të kenë aty pranë banorët vendas. Mediat lokale janë ankuar te zyrtaret rajonale se është e paligjshme që të huajt të mund të blejne pjesë të ndryshme të vendit dhe të mos lejojnë aty vandasit. Disa qytetarë boshnjake kanë nisur një fushatë që kundërshton një aktivitet të tille. “Edhe ne jemi myslimane, por jemi shtet laik. Ata janë ndryshe nga ne” shprehen banorët.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: