Flakët e mëdha pothuajse e kanë shkrumbuar të tërën anijen “Aqua Marine” që punonte me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit.

Në videon dhe fotot e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari ynë Enrik Mehmeti, duket mjeti lundrues në flakë dhe pothuajse i shkrumbuar.

Siç edhe sqaroi policia, zjarri kë rënë sot në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, duke iu rrezikuar jetën 5 shtetasve që ndodheshin që ndodheshin në bord, të cilëve më pas iu ka ardhur në ndihmë Policia Kufitare e Vlorës.

Ende mbeten të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb