Chelsea nuk e ndal hapin e rezultateve pozitive që e dërgojnë drejt titullit kampion në Premier League. Skuadra e Antonio Conte korri fitoren e radhës në kampionat teksa mposhti 1-2 në derbin e Londrës skuadrën e West Ham. Eden Hazard shënoi golin e parë të ndeshjes duke kaluar Chelsea në epërsi. Festa e Eden Hazard pas golit të shënuar  mund të mos shkonte si është më së miri pasi një tifoz i West Ham i irrituar nga goli i Hazard u afrua të sulmonte lojtarin. Gjithçka shkoi më së miri për yllin e Chelsea sepse rojet e sigurisë arritën të kapin tifozin dhe ta largojnë.


Ndër të tjerash, ndeshja ishte e dominuar totalisht nga blutë e Londrës, që falë golave të Hazard në minutën e 25′-të dhe të Costa në të 50′-ën i dhanë tre pikët e radhës që janë mjaft të rëndësishme, teksa goli i Lanzini në minutën e 92′ shërbeu thjesht për statistikë.
Tashmë distanca me Totenham shkon sërish në 10 pikë, ndërsa javë pas jave afrohet  titulli kampion për Chelsea e Antonio Contes.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: