RUSI-Një martesë si ato të përrallave në Rusi. Karen Karapetyan, djali i Samvel, njeriu më i pasur i Armenisë dhe i 32 në listën e më të pasurve të Rusisë, sipas klasifikimit të Forbes, me një pasuri rreth 4 miliard euro, ka bërë ceremoninë e martesës në një kishe armene të dekoruar me mijëra lule dhe qirinj, me 200 të ftuar vip, të cilët me pas kanë kërcyer dhe janë zbavitur deri në orët e para të mëngjesit me muzikën e këngëtarit italian Eros Ramazzotti.
Të ftuarit kanë ecur poshtë një tavani të dekoruar me mijëra lule përpara se të mbërrinin në sallën e madhe ku në mur ishin gdhendur me të mëdha inicialet e çiftit, Karen dhe Lili.
(da.xha/BalkanWeb)

Love solo ❤️ #moscow #erosramazzotti #popoleros #music

A post shared by Eros Ramazzotti (@ramazzotti_eros) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: