Gjendet një armë kallashnikov në lumin Vjosë në Përmet.

Ka qenë një qytetar ai që ka vërejtur armën, teksa po bënte plazh në këtë zonë të lumit, ndërsa ka njoftuar gazetarin e ‘News24’ Enrik Mehmeti.

  • foto galeri
  • foto galeri

Siç shihet dhe nga pamjet në fjalë, arma duket se po bën kohë që është hedhur në lumë, pasi është ndryshkur, ndërsa nuk dihet se kush e ka hedhur automatikun. Për rastin në fjalë është njoftuar policia e Përmetit, e cila do të hetojë dhe arsyen e hedhjes së armës në lumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: