DURRËS- Plot 180 kg marijuanë kishte fshehur një 28-vjeçar nga Lushnja në serbatorin e makinës me qëllim trafikimin drejt Italisë.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë sekuestruar rreth 180 kg marijuanë dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:
• Altin Avdurramani 28 vjeç, banues në Lushnje.

Më datë 02.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057, që drejtohej nga 28-vjeçari, në brendësi të dy serbatorëve të karburantit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 165 pako me rreth 180 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: