Në qytetin kinez të Suifenhe, në kufi me Rusinë, është ndërtuar një spital i ri, ku do të trajtohen pacientët me Covid-19.

Spitali do të ketë gjithsej 540 shtretër për pacientët me koronavirus. E vecanta e ndërtesës është se është ndërtuar në vetëm gjashtë ditë, pasi punimet nisën më datë 6 prill dhe mbaruan më datë 12 prill. Spitali tani është gati të presë pacientë të rinj, shkruan “Daily Mail”.

Autoritetet kineze frikësohen se mund të vijë një valë e dytë pandemie nga Rusia, për shkak se shumë kinezë punojnë në shtetin rus.

Suifenhe është një qytet kinez në kufi me Rusinë, me lidhje të ngushta me shtetin rus. Madje, aty përpos parasë kineze të juanit, lejohet edhe përdorimi i rublave ruse.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb