KORÇË

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sovjanit, ndërsa mësohet se  janë lënduar dy drejtues mjetesh.

Makina tip Benz me targa maqedonase  është përplasur me një zetor, por fatmirësisht dy drejtuesit kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga vendngjarja i thanë “BalkanWeb” se mjeti me targa maqedonase ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me zetorin. Policia dhe grupi hetimor ndërkohë po punojnë për zbardhjen  e shkaqeve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb