ATHINE- Detaje të reja mësohen për shqiptarin e ekzekutuar dje në orët e para të mëngjesit në Glyfada të Athinës.

“BalkanWeb” mëson se biznesmeni shqiptar Roland Shëmbitrasi, prej vitesh rezident në Greqi, i martuar dhe me dy vajza të mitura ishte aksioner në clubin e natës që shihni në video “Joy Bar Glyfada” në kryeqytetin grek, jashtë të cilit rezulton të jetë ekzekutuar.

Sipas mediave greke, autorët e sulmit ishin të maskuar dhe dyshohet të jenë shqiptarë.
hqdefault

20766364_113377795992915_6840076486527942656_n

12002831_1054139484629549_4263092841690119135_n

maxresdefault
Ata kanë ardhur në këmbë para lokalit dhe kanë qëlluar mbi biznesmenin shqiptar e më pas janë larguar me një makinë që i priste. Tre plumbat e kanë kapur në kraharor Shëmbitrasin duke i shkaktuar vdekjen. Më pas autorët kanë hapur zjarr ndaj shokut të Shëmbitrasit, i identifikuar si Gjergj Kapaj, i cili ka mbetur i plagosur. Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe dy klientë të tjerë në lokal, shtetas grekë. Që ditën e djeshme policia greke tha se dyshohet për larje hesapesh mes bandash për çështje droge, ndërkohë mësohet se Shëmbitrasi ka qenë më herët në burg në Greqi.
Shembitrasi
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb