HAVANA- Kaos dhe tym mund të shihet në videon e regjistruar pak pas rrëzimit të avionit Boeing 737 mbrëmjen e së premtes, pak pasi u ngrit nga aeroporti i Havanës me 104 pasagjerë në bord dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Mësohet se nga shpërthimi kanë mbijetuar janë vetëm tre femra.

Ndërsa vorbullat e tymit përhapen në ajër, dëgjohen ulërimat e njerëzve, që vrapojnë drejt avionit e përpiqen të gjejnë të mbijetuarit.

Në vendngjarje siç raporton “Daily Mail” mbërritën forcat zjarrfikëse, autoambulancat dhe policia. Ndërsa dëshmitarët e rastit janë përballur me skena të frikshme, kur kanë parë pjesë trupore, e gjurmë gjaku të pasagjerëve nën rrënoja.

Deri më tani autoritetet kubane nuk kanë nxjerrë ende listën e pasagjerëve që udhëtonin në avionin që shpërtheu.
4C699CA800000578-5746787-image-a-27_1526685673789

4C696BA500000578-5746787-image-a-15_1526685028124

4C69A3A800000578-5746787-image-a-11_1526685028040

4C699C9900000578-5746787-image-a-24_1526685670650

4C6A933D00000578-5746787-image-a-48_1526701176851

4C69B4C300000578-5746787-image-a-14_1526685028108

4C69D00500000578-5746787-image-a-21_1526685272353

4C69DA8100000578-5746787-image-a-23_1526685660382

4C69603700000578-5746787-image-a-12_1526685028048 (1)
Autoritetet kanë deklaruar se për aksidentin e rëndë është ngritur një komision i special që do të hetojë për shkaqet. Ky është aksidenti i tretë i rëndë në Kuba që nga viti 2010.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb