Rrëzimi i një palme të kalbur përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë përveçse ka dëmtuar rëndë dy automjete të parkuara në rrugë, është bërë rrezik edhe për qytetarët që kalonin aty pranë mbrëmjen e djeshme.

Ish-futbollisti i njohur Sokol Kushta është njëri prej pronarëve të mjetit ku ra palma, ndërsa ka parë me sy gjithë skenën dhe thotë se dy persona shpëtuan për qime, pasi në atë kohë po kalonin aty pranë.

Sipas Kushtës, problemi nuk qëndron te automjeti i dëmtuar por te siguria që mund të marrë jetë njerëzish. Ai shton se palmat e kalbura duhen hequr sa më parë që të mos kthehen në rrezik.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: