News24 dhe BalkanWeb sigurojnë foto dhe video nga ngjarja e bujshme në Ekuador, ku Adriatik Tresa një shqiptar i njohur në fushën e narkotikëve dhe botës së krimit në shtetin amerikano-latin dje u vra në 5 të mëngjesit në banesën ku jetonte nga një sulm i organizuar me disa autorë të përfshirë.

Tresa 1
Tresa 1

Në video duket se si grupi i organizuar i autorëve hynë brenda të maskuar si policë për të vrarë 45-vjeçarin shqiptar.

Emri i tij shfaqet që në maj të 2013 kur u arrestua bashkë me disa të tjerë për vrasjen e një gazetari ekuadorian Fausto Valdiviezo që u ekzekutua pas 29 vitesh në  detyrë . Më pas ai u hetua për pastrim parash teksa kanë tentuar edhe ta rrëmbejnë .

Po ashtu ai është dënuar për 13 muaj për armëmbajtje pa leje teksa ishte nën hetim prej kohësh për trafik droge. Tresa ishte i lidhur me një ekuadoriane nga të cilat përfitonte letrat e qëndrimit.

Sss
Sss

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb