LONDER- Sërish momente dramatike në Londër. Pas sulmit terrorist të pak ditëve më parë, kryeqyteti britanik ka përjetuar çaste paniku teksa një makinë tip ‘Peugeot’ ka përplasur këmbësorët që ishin para një disko.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Islington. ‘Daily Mail’ shkruan se në mjet ishin dy persona, ndërsa të plagosur mbetën dy burra dhe një femër. Fill pas ngjarjes, shoferi dhe pasagjeri braktisën automjetin dhe u larguan në drejtim të paditur.

Gjatë kontrollit të policisë, në mjet u gjet një thikë dhe një tjetër trotuar. Sakaq, policia arrestoi dy persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Pavarësisht të gjithave, policia raporton se nuk bëhet fjalë për një ndonjë sulm terrorist.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: